Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tërmetet nuk e dëmtuan sistemin hidro-energjetik Mavrovë

Mavrovë, 22 nentor – Tërmetet e njëpasnjëshme që javën e kaluar u regjistruan në rajonin e Mavrovës deri tani nuk kanë shkaktuar dëmtime të objekteve dhe strukturës së sistemit më të rëndësishëm hidro-energjetik në Maqedoni SHE Mavrovë. Së shpejti pritet që edhe dy hidrocentralet më të mëdha Vrutok dhe Raven të fillojnë me prodhimin e rrymës.

Nga SHA Elektroncetrale të Maqedonisë së Veriut (EMV) informuan se menjëherë pas lëkundjes së parë janë ndërmarrë aktivitete për të përcaktuar gjendjen e sistemit, dëmet eventuale dhe për të ndërmarrë masa. Ditëve të kaluara ekipe të specializuara bëjnë kontrolle të rrjetit të kanalizimit, hidrocentraleve dhe digave. Vlerësimi i parë është se nuk ka informacione, as dëmtime më të konsiderueshme. Dy objektet e rëndësishme, digat në fshatin Leunovë dhe Hanet e Mavrovës janë në gjendje të qëndrueshme.

– Deri sot nuk është regjistruar paraqitje e dëmtimeve në sistemin tonë, ndonëse kontrollet ende janë duke u bërë. Në kontrollet, krahas inxhinierëve tanë, të cilët janë të autorizuar për oskultim, ndjekje të objekteve hidrocentrale në EMV, janë përfshirë edhe profesorë dhe ekspertë të jashtëm, bëjnë të ditur për MIA-n nga Kabineti i drejtorit të përgjithshëm SHA Elektrocentrale të Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...