Tërmeti godet San Diegon, elefantët ngritën në këmbë për të mbrojtur të vegjlit derisa toka dridhej

nga D. V.

Ndërsa toka u dridh nga një tërmet 5.2 ballë mangitudë, një tufë elefantësh në parkun Safari të kopshtit zoologjik të San Diegos u nis për të mbrojtur të vegjlit e tyre.

Një video e shkrepur në park të hënën në mëngjes tregon pesë elefantët që qëndrojnë përreth, përpara se kamera të dridhet dhe ata vrapojnë në drejtime të ndryshme.

Pastaj elefantët më të vjetër – Ndlula, Umngani, Khosi – përpiqen të rrethojnë dhe mbrojnë dy të vegjlit 7-vjeçarë Zuli dhe Mkhaya nga çdo kërcënim i mundshëm.

Ata qëndrojnë të grumbulluar për disa minuta ndërsa elefantët më të vjetër duken nga jashtë se janë gati, veshët e tyre të përhapur – edhe pasi lëkundjet ndaluan.

Tërmeti u ndje nga San Diego në Los Anxhelos, 193 kilometra larg. Kjo bëri që gurë të bien në rrugët rurale në kontenë San Diego dhe rrëzoi sendet nga raftet e dyqaneve në qytetin e vogël malor të Julian pranë epiqendrës, por nuk shkaktoi lëndime apo dëme të mëdha.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More