Bota

Tërmeti në Izmir, rritet në 113 numri i jetëve të humbura

Numri i jetëve të humbura nga tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar goditi qytetin turk Izmir është rritur në 113, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë lëshuar nga spitalet.

Pas tërmetit me magnitudë 6,6, që goditi qytetin me mbi 4.3 milionë banorë, janë regjistruar 1.621 dridhje të tjera, 44 prej të cilave më të fuqishme se 4 ballë.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin e vitit 1999 me magnitudë 7,6 në Marmara.

Postime të ngjashme

Pas Gjermanisë, edhe Çekia e Ukraina shënojnë rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

admin

15 mijë persona pritet të lirohen nga kampet në Siri, çka do të ndodhë me fatin e shqiptarëve?

S.B.

Vaksina ruse Sputnik… 95% efikase e me kosto nën 20 $

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...