Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Tërmeti në Turqi dhe në Greqi, reagon Meta: Shqipëria pranë vendeve mike në këtë moment të vështirë…

Zhurnal Ads

Presidenti Ilir Meta shpreh solidaritet me popullin grek dhe turk, që u goditën pak më parë nga të tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës rihter.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se i gjithë populli shqiptar iu qëndron pranë popujve të dy vendeve mike, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Mesazhi i Metës:

Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.
Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj. 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Faturimi i energjisë, Eurostat: Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon

S.B.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet pas thirrjeve të ambasadorëve Kim e Soreca

S.B.

19 vjet nga sulmi në kullat binjake, Meta: Në krah të SHBA, bashkë kundër terrorizmit

admin

Takimi me Mitsotakis, reagon Rama: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë

admin

Ministri i jashtëm grek Dendias pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë! Pak shpresa për zgjidhje konkrete dhe të afërta

admin

Rama publikon video nga Vau i Dejës: Ujë për 450 hektarë tokë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...