Shqipëri

Tërmeti u prishi banesën, familja në Kombinat prej 1 viti në barakë: Asgjë nga shteti. Kemi frikë se nuk do na i bëjnë shtëpinë

Zhurnal Ads

Një qytetar në Kombinat të Tiranës prej 1 viti jeton në barrakë pasi banesa e tij u shemb prej tërmetit të 21 shtatorit të 2019.

Nikë Prendi u vizitua nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe denoncon se edhe barakën me dërrasa ia kanë falur komshinjtë, pasi Bashkia nuk i ka dhënë asgjë, madje as çadër.

Madje ai thotë se s’ka marrë asgjë nga shteti, dhe ka frikë se shtëpia e tij nuk do të rindërtohet.

NJOFTIMI NGA PD
Kombinati në Njësinë Administrative nr 6, ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet të shtatorit dhe nëntorit 2019. Që atëherë, tashmë një vit më pas, shumë banorë ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti për banesat e tyre.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa, ishte në familjen e Nikë Prendit të cilit shtëpia i është shkatërruar plotësisht që në tërmetin e parë, në 21 shtator. Ai ende sot banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë, pasi bashkia nuk i ka dhënë edhe një çadër.

Edhe pse ai bashkë me bashkëshorten janë dy të moshuar të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë jashtë çdo kushti normal. Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.

Ina Zhupa: E pabanushme?

Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.

Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?

Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.

Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?

Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.

Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?

Nikë Prendi: Ja këtu banoj.

Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën. Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!

Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?

Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.

Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?

Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.

Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?

Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.

Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?

Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.

Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?

Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.

Postime të ngjashme

“Sistemi shëndetësor në kolaps”, Basha ngre alarmin: Neglizhenca e qeverisë kriminale, ka vetëm propagandë

admin

Hapja e shkollave, Rama: Do të rritet transetimi i virusit, por mbyllja do të kishte pasoja të pallogaritshme!

admin

Vrau hasmin e Çapjas dhe të atin, Olsi Leku i dyshuar dhe për një tjetër vrasje në Elbasan

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...