Tërmkolli për Osmanin: Duhet t’i tregojë dikush se nuk është koha për politikë në korridoret e OKB-së

Anëtarja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila po qëndron në një vizitë në SHBA së bashku me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, për të marrë pjesë në Asammblenë e Kombeve të Bashkuara.

 

Tërmkolli ka thënë se dikush duhet t’i tregojë Osmanit se tani nuk është koha për të bërë politikë “në korridoret e selisë së OKB-së”.

“Dikush duhet t’i tregojë Presidentes së Kosovës, shtet i pavarur, se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e selisë së OKB-së! Në vitet 90-ta mund të kuptohej që edhe një president apo ministër apo kushdo qoftë që merrte pak erë në politikë e diplomaci të shkojë në selinë e OKB-së për të lobuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Madje kjo ishte e dobishme edhe deri në vitin 2008, kur Kosova u njoh nga shumica e vendeve të botës shtet i pavarur”, ka shkruar Tërmkolli.

Ish-deputetja ka thënë se vizita e presidentes Osmani sot do të kishte kuptim po të takohej me presidentin e SHBA-së Joe Biden, sekretarin e shtetit Antony Blinken, apo edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Tërmolli po ashtu ka thënë se edhe Gërvalla mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën, duke ia kujtuar se edhe pas shumë muajve nuk ka emëruar ambasador në SHBA.

“Ministrja e Jashtme e Kosovës edhe mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën “në margjina” të Sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përderisa edhe pas shumë muajve, ende nuk e kanë emëruar një ambasador/e në SHBA!”, ka thënë Tërmkolli.

Related posts

Zgjedhjet e 30 qershorit, pyetjet që Kushtetuesja do t’i drejtoj Venecias

N E

Tri viktima dhe 895 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Zjarret në fshatrat e Vlorës jashtë kontrollit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More