Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tërmkolli reagon pasi Abdixhiku e takon Jusuf Buxhovin

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli e ka quajtur antirugovist historianin dhe njërin nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovin.

Ajo e ka kritikuar kryetarin e LDK-së, i cili sot në mëngjes u takua me Buxhovin.

“Pas Presidentit Rugova, krejt kryetarët e LDK-së, nga Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa e deri tash te Lumiri “ma i miri”, punën e parë që kanë bërë e që e bëjnë është të takohen dhe t’i marrin afër vetes antirugovianët, ata që në ç’farëdo mënyre kanë qenë kundër Rugovës, që e kanë sulmuar, kundërshtuar ose kontestuar atë! Të na rrojë partia e kryetari!”, ka shkruar ajo.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi sot se është takuar me historianin Jusuf Buxhovi, duke publikuar disa fotografi me të, ndërsa tha se për të është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e LDK-së.

“Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen. Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër”, shkroi Abdixhiku.

Postime të ngjashme

​Zemaj: Albin Kurti e Arben Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës

S.B.

Norvegjia ia dhuron 100 respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

S.B.

49 raste pozitive dhe dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

S.B.

Pahori në Serbi: Nga samiti Bërdo-Brioni do t’i dërgojmë mesazh BE-së se vendet e Ballkanit duhet të hyjnë bashkë në BE

S.B.

Mbyllet një biznes dhe dënohen 23 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19

S.B.

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...