Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Tërnava: Presidentes e Kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka quajtur njeri “bollshëm të lexueshëm”.

Tërnava ka thënë se qëndrimet politike të Albin Kurtit për të ardhmen e Kosovës janë të njëjta dhe të ditura prej vitesh.

I pari i myslimanëve të Kosovës ka pasur fjalë të mira edhe për Vjosa Osmanin pasi sipas tij në ish-partinë e saj Osmani ka thënë kontribut të madh.

“Unë e uroj presidenten për postin e ri dhe lus Zotin të çojnë para proceset. Inatet dhe zënkat t’i lënë anash. Kosova po pret ditë më të mira dhe këta nuk kanë kohë për zënka. Presidentja, Kryeministri e ministrat, fute edhe myftiun aty nga pozita që ka, nuk duhet dhe nuk kanë mundësi të bëjnë gjumë të rehatshëm ngase kanë gajle të mëdha. Atyre shpeshherë duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë në raport me popullin dhe të ardhmen e vendit”, tha ai

Tërnava thotë se personalisht ka pasur raporte shumë të mira me të gjitha qeveritë në Kosovë.

Ai thotë se e çmon shumë faktin se politika asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Politika asnjëherë nuk duhet të përzihet në fe dhe as feja në politikë”, deklaroi ndër të tjera Naim Tërnava./Telegrafi/

Postime të ngjashme

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

Bulliqi: S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur

Bekim Laçi

Gjakova kremton 22-vjetorin e çlirimit

Bekim Laçi

Xhavit Haliti: Serbia ka një plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin

Bekim Laçi

Profesori nga Beogradi para takimit Kosovë-Serbi: Vuçiq do të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me zbatimin e Asociacionit

Bekim Laçi

Situata me pandeminë në vend, 434 raste aktive dhe afro 100 mijë qytetarë të vaksinuar

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...