Agjencia Zhurnal.mk

Tërpejca e Ohrit, destinacion tërheqës turistik edhe në ditët e vjeshtës

Ohër, 19 shtator – Ohri është një nga destinacionet më të njohura turistike në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë ndërsa bota e njeh atë si “Perla ballkanike”, e cila ka me bollëk plazhe të bukura liqenore, të cilat i shijojnë shumë turistë vendas dhe të huaj.

Tërpejca e cila ndodhet vetëm 16 kilometra nga Ohri, është një nga destinacionet më të bukura turistike natyrore, e njohur gjithashtu si Saint Trope e Maqedonisë së Veriut.

Fshati Tërpejca ndodhet rrëzë malit Galiçica, midis shkëmbinjve në bregun lindor të Liqenit të Ohrit, në një lartësi prej rreth 700 metrash.

Plazhet e njohura që kanë shumë bukuri natyrore, ofrojnë një pamje të bukur për vizitorët gjatë perëndimit të diellit.

Gjithashtu, Tërpejca konsiderohet si një vend me plot magji liqenore dhe për këtë arsye, ndër të tjera, është një destinacion tërheqës turistik edhe në ditët e vjeshtës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...