Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Terroristët kërcënojnë të sulmojnë Burj Khalifa-n

Grupe terroristësh islamikë kanë kërcënuar sot të hedhin në erë ndërtesën më të lartë të botës Burj Khalifa në Dubai, me anë të sulmeve me dronë.

Alarmi është ngritur teksa terroristët kanë shpërndarë një poster ku tregohen flakë që shperthejnë në katin e 100 të ndërtesës teksa një dron vjen me shpejtësi drejt objektivit, shkruan The Sun.

Shumë modele e personazhe VIP nga e gjithë bota kanë shkuar në Dubai për t’i shpëtuar rregullave të ashpra të karantinës së koronavirusit në vendet e tyre.

Komploti i ngjashëm me atë të rrëzimit të Kullave Binjake në New Jork në 2001, vjen nga një grup islamik nga Iraku, që dyshohet se ka nisur dy sulme me dronë ndaj kryeqytetit saudit Riad kësaj jave.

Analistë të vjetër të grupit të inteligjencës SITE Intel, shkruanin: “Grupi që supozohet si përgjegjës për sulmet në Riad ka paralajmëruar për sulme ndaj Burj Khalifa në Dubai.”

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...