Tesla do të shkurtojë numrin e punëtorëve – për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin

nga D V

Tesla po shkurton 10 për qind të fuqisë punëtore globale në një përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin.

Prodhuesi i automjeteve elektrike, i themeluar dhe drejtuar nga Elon Musk, ende nuk ka komentuar rreth lajmeve se do të largojë rreth 15 mijë persona nga puna.

Kompania e cila kishte më shumë se 140 mijë persona staf në fund të vitit 2023, ka qenë duke luftuar me rënien e kërkesave për automjetet elektrike, shkruan skynews.

Sfidat kanë përfshirë edhe uljen e çmimeve të modeleve disa herë për të joshur blerësit, por përpjekjet e saj janë penguar nga konkurrenca e fortë, kryesisht ajo kineze.

Ndryshe, Musk ka njoftuar se tashmë po e përgatit kompaninë për një fazë tjetër të ardhshme të rritjes, andaj po e shikon mundësi për reduktimin e kostove dhe rritjen e produktivitetit.

“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne kemi bërë një rishikim të plotë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për të reduktuar numrin e punonjësve në më shumë se 10 për qind në të gjithë botën”, tha Musk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More