Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Tesla e Elon Musk raporton fitime rekord

Zhurnal Ads

Tesla ka raportuar fitimet më të mëdha të tremujorit të mërkurën duke thënë se shpreson që të arrijë ndërkohë objektivin për gjysmë milioni makina të shitura këtë vit.

Performanca e mirë dhe ambiciet ishin një lajm i mirë për investitorët, që kanë fituar më shumë se 400 për qind deri më tani, këtë vit. Aksionet e Teslas u rritën sërish në bursa pas publikimit të raportit të fitimeve.

Ka patur dyshime se Tesla nuk do të mund të arrinte objektivin për të shitur 500 mijë makina këtë vit, kjo edhe falë mbylljes së fabrikës së saj në Fremont të Kalifornisë, më herët, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ajo sidoqoftë, kishte shitur 319 mijë makina në tremujorët e parë të këtij viti.

Tesla raportoi të ardhura neto prej 874 milionë dollarësh, 156 për qind më shumë se një vit më parë, transmeton Top Channel. Analistët kishin parashikuar fitime prej 593 milionë dollarësh për kompaninë. Pritet ndërkohë që fabrika e Teslas në Kinë të luajë një rol akoma më të madh në ambiciet e saj globale. Në një bisedë me investitorët, drejtori ekzekutiv i teslas, Elon Musk, i njohur për vendosjen e objektivave ambiciozë edhe më herët, e mbajti nën kontroll entuziazmin dhe tha se sfida të mëdha e prisnin kompaninë përpara.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tesla planifikon të eksportojë “Model 3” të Kinës në Azi dhe Evropë

admin

Vetura e parë fluturuese me tri rroba e prodhuar në Holandë merr dritën e gjelbër, mund të vozitet nëpër rrugë – kushton 300 mijë euro

S.B.

S-Class Maybach është Mercedesi më luksoz që është ofruar ndonjëherë

S.B.

BMW prezanton modelin e ri M5 sportiv

admin

Super-vetura japoneze që arrin 100-kilometërshin për 1.69 sekonda

S.B.

Stil ‘alla’ Ferrari, me motor Mercedes dhe me pjesë nga Porsche del në ankand

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...