Test, ventilim dhe maska – Italia hap shkollat të hënën

Italia do të hapë shkollat të hënën, 13 shtator, ku nxënësit do të kthehen fizikisht në klasa.

 

“Shkollat do të nisin mësimin të hënën dhe do të qëndrojnë të hapura, ju premtoj: ky është angazhimi i të gjithë qeverisë”, tha nga ministri i Arsimit, Patrizio Bianchi, në Ditën e Unitetit Kombëtar në Bolonjë.

Mësuesit, prindërit dhe kujdestarët do të duhet të paraqesin certifikatën e gjelbër – në rast të kundërt gjoba varion nga 400 në 1000 euro.

Sa i takon nxënësve, ata do t’i nënshtrohen testit anti-Covid.

Në klasa dritaret do të duhet të qëndrojnë të hapura nëse nuk kanë sisteme ventilimi dhe është e detyrueshme mbajtja e maskës.

“Qeveria tashmë e ka premtuar që me dekretin e 6 gushtit ku tha shprehimisht se për shëndetin psikofizik të fëmijëve, shkollat do të mbeten të hapura”, shpjegoi Bianchi.

“Ne kemi 93% të stafit të shkollës të vaksinuar, me një dëshmi përgjegjësie që asnjë sektor tjetër në Itali nuk e ka dhënë dhe në të njëjtin nivel jemi edhe me fëmijët. Shkolla ka reaguar në një mënyrë që është shembull në të gjithë vendin”, shtoi ministri.

“Ne filluam konkursin special dhe këtë vit për herë të parë detyrat vjetore u ndanë në shtator dhe jo në tetor”, vazhdoi ai.

“Mbajtja e shkollave të hapura “nuk është një premtim, por një angazhim i të gjithë qeverisë, ka një ndryshim. Ky është një angazhim që ekzekutivi ka bërë në tërësi”, tha Bianchi. 

Related posts

SHBA-ja dhe Rusia diskutojnë për programin bërthamor të Iranit

D V

Rekord pranimesh në spitalet Covid në Angli

D V

Pse po kundërshtohet ceremonia në Cetinje dhe kush po e sheh atë si “pushtim” të Malit të Zi?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com