Agjencia Zhurnal.mk

Testi për “COVID19”, spitalet shtetërore, po rrjepin qytetarët !?

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 27 mars – Përderisa shteti nga njëra anë kërkon t’i zvogëlojë pagat e administratës dhe të të gjithë funksionarëve me arsyetimin se nuk ka financa të mjaftueshme, me përhapjen e virusit korona është gjetur në situatë të papërgatitur. Me kohë nuk kishte siguruar pajisje të mjaftueshme për matjen e të sëmurëve, dorëza, maska dhe rezevra tjera për dezinfektim.

Testi për COVID19 më i shtrenjtë te spitalet shtetërore se ato private

Pothuajse 5,000 denarë për një test të koronavirusit duhet të paguajë shteti nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse këto para nuk i paguajnë qytetarët kur e bëjnë testin, shqetësimi me të drejtë te qytetarët është se përse nevojitet që nga buxheti të paguhen kaq shumë para për këtë test, kur në[ër klinikat private ky lloj i testit është më i lirë.

Sipas kësaj, rezulton se testet e koronavirusit në Laboratorin Shtetëror të Qendrës së Shëndetit Publik janë gati tre herë më të shtrenjta sesa testet në Klinikën Jan Mitrev (1.500 denarë) dhe katër herë më të shtrenjta se testet në spitalin “Acibadem Sistina” (1.200 denarë).

Dallimi është se në klinikat private pacientët paguajnë nga xhepat e tyre, dhe në laboratorin shtetëror testi për siguruesit është falas, por Ministria e Shëndetësisë, sipas dokumenteve të postuar publikisht në rrjetet sociale, faturon Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për 4,950 denarë për një test.

Një pacient i cili u testua në laboratorin e shtetit pesë ditë më parë thotë se ishte i tronditur kur lexoi se sa para do të duhej të paguante Ministria e Shëndetësisë ndaj Fondin shëndetësor .

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce nuk dha një përgjigje të saktë në pyetjen se pse shteti paguan një çmim shumë më të lartë për testet nga klinikat private.

“Sa i përket çmimeve të reagentëve duhet të përmend që ka prokurime përmes Institutit të Shëndetit Publik dhe përmes Ministrisë. Kemi pasur një kursim prej një milion denarë, janë parashikuar tre milion denarë dhe kemi shpenzuar 2 milionë”tha Filipce, pa sqaruar saktësisht pse testet ishin gati tre deri në katër herë më të shtrenjta se klinikat private.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor nuk dha shpjegime të sakta, por kanë deklaruar se sa i përket kostos së testeve të koronavirusit, ekzistojnë lloje të ndryshme të testimeve në dispozicion, d.m.th. teknika të ndryshme laboratorike që kanë çmime të ndryshme.

Shteti dështoi në parashikimin e ardhjes së virusit COVID 19

Pasi thuajse kanë kaluar dy javë që kur ka filluar kriza e paraqitjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit shtetëror pa fijë turpi dalin dhe lavdërohen se tek tani kanë siguruar 55 makina për frymëmarrje, 25 prej të cilave nga Zyra e Shërbimeve të Projektit të KB (UNOPS), përmes fondeve të siguruara nga Norvegjia, dhe 30 nga UNDP nga një furnizues kinez, i cili do të sigurojë një pjesë të fondeve urgjente në dispozicion të tyre, për të cilat do të ndahen para që vijnë nga Bashkimi Evropian në luftën kundër koronavirusit.

Gjithashtu qeveria ka pohuar se 500,000 maska ​​dhe 20,000 teste, reagentë për testimin e koronavirusit, duhet të arrijnë si donacion gjatë javës së ardhshme.

Qeveria tek mbrëmë ka marrë vendim  me të cilin do t’i shkurtojë procedurat për furnizime me ilaçe, respiratorë, doreza mjekësore, maska mbrojtëse etj.

Fatkeqësisht kur dëgjohen të gjitha këto veprime të qeverisë shihet qartë se Maqedonia e Veriut nuk ishte interesuar aspak se çfarë po ndodh me virusin në vendet fqinje, duke mos marrë asnjë masë për ta mbrojtur popullatën dhe për të siguruar me kohë pajisje të nevojshme. Tani gjithçka është vonë, çmimet në treg të pajisjeve mjekësore janë rritur dukshëm, ndërsa qeveria ende pret ndihma që të blejë pajisje adekuate.

Të hutuar me atë se çfarë po ngjan, e çfarë do të ngjajë në të ardhmen, shteti tenton të mëshojë në xhepin e popullit, pa kërkuar njëherë përgjegjësi nga të gjithë ata funksionarë që më së shumti i mendonin zgjedhjet se sa rrezikun nga virusi.

Populli thotë, kur një dukuri të vijë në komshi, prite edhe në shtëpi, e në këtë rast Maqedonia e Veriut nuk u turbullua fare se çfarë po ndodh në komshinj, por vazhdonte me shprehjen “ishalla është ëndërr kjo që po ndodh në rrethinë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...