Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tetë protestues janë marrë nga policia

Shkup, 26 shkurt – Tetë persona shoqërohen në polici, shtatë policë të lënduar në protestën për “Monstrën”.

Tetë persona janë shoqëruar në polici dhe akoma po punohet në rastin, ndërsa shtatë policë janë lënduar në protestën e sotme për “Monstrën”, konfirmuan nga MPB.

Organizatorët, pasi i shpalosën kërkesat e tyre lidhur me rastin “Monstra”, por edhe për rastet e tjera dhe pasi një pjesë e protestuesve hidhnin gurë dhe gjësende të tjera drejt policisë, e shpallën protestën të mbyllur.

Ekipi i MIA-s u sulmua në protestë, me ç’rast përkohësisht u ndërpre transmetimi i drejtpërdrejtë.

Në deklaratat e tyre organizatorët kërkojnë ekspertët ndërkombëtarë t’i rihetojnë rastet “Monstra”, “Almiri”, “Alfa”, “Harun Aliu” dhe të tjera, ndërsa disa prej tyre kërkuan nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ta braktisë Qeverinë.

“Meqë asnjë Qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me këto çështje, na mbetet vetëm t’u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare”, porositën pjesëmarrësit në protestë.

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, ju bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë të qetësohen dhe premtoi se do të ndërmarrin gjithçka munden si deputetë “që drejtësia të vijë në vend për këto raste”. Ish-nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri, gjithashtu, kërkoi prej pjesëmarrësve në protestë të qetësohen.

Protesta u organizua për shkak të pakënaqësisë së familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” pas shqiptimit të dënimeve të përjetshme me burg për të akuzuarit Halil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq, dënimin me burg prej 15 viteve për të akuzuarin Fejzi Aziri dhe dënimin me burg prej nëntë viteve për Haki Azirin, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë të pesë personave në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Për të akuzuarin Sami Luta, refuzohet aktakuza, për shkak tërheqjes së prokurorit publik.

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...