Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës njofton se dy raste kanë ndodhur në Komunën e Prizrenit, ku dy burra kanë sulmuar gratë e tyre. Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rast i ngjashëm ka ndodhur në Ferizaj rreth orës 23:10, ku një person raportohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij. I njëjti është ndaluar për 48 orë.

Policia njofton se në Pejë, një person nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij. Ai dyshohet edhe për kanosje ndaj familjarëve të tij dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tutje, në Klinë dyshohet se një person ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij derisa ka shkaktuar dëme brenda banesës dhe ka larguar me forcë nënën dhe vëllain. Ai është dërguar në mbajtje 48-orëshe.

Në Komunën e Malishevës është arrestuar një person pasi rreth orës 20:20, dyshohet se sulmuar vajzën e tij të mitur.

Të miturës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-në e Malishevës dhe është dërguar në familjen e nënës së saj. I dyshuari është arrestuar për 48 orë.

Një grua nga Mitrovica e Veriut ka raportuar ish-bashkëshortin e saj në polici për dhunë fizike. Gjatë sulmit, ka ndërhyrë vëllai i viktimës i cili po ashtu ka marrë lëndime trupore. Gruaja ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje 48-orëshe.

Ndërsa gjatë së mërkurës rreth orës 22:00, është arrestuar një grua dhe një burrë në Gjakovë nën dyshimet për dhunë në familjare. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Postime të ngjashme

Hoti në takim me Zemajn e Krasniqin: Të respektohen masat anti-COVID

S.B.

Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë dëshmi që ende s’ka përfunduar sakrifica për liri

S.B.

Berat/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

S.B.

MPB me detaje: Ja identiteti i viktimave në Fushë Tophanë

Z H

Dy në shtëpi, e gjashtë në vendin e punës, detaje nga arrestimi i policëve të Kosovës

S.B.

Aksidenti tragjik në Kashar/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar, policia jep detajet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...