Policia e Shtetit bën të ditur se tetë persona kanë mbetur të plagosur në 3 aksidente të ndryshme këtë të martë. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë katër shtetas.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi dhe pasagjerja.
Ngjarja e tretë është shënuar në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi dhe pasagjerja në motor, të cilët janë shtetas grek, njofton A2 CNN.
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: I. T., 59 vjeç, banues në Përmet dhe A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 4 shtetas;
M. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja;
K. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi grek G. T., 30 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.