Tetë vite nga pranimi i Kosovës në FIFA

nga Redaksia

Janë bërë tetë vite nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror FIFA.

Federata e Futbollit të Kosovës fillimisht u pranua në UEFA më 3 maj të vitit 2016, derisa 10 ditë më vonë pranimi erdhi edhe në FIFA.

Ishte kongresi i 66-të i FIFA-s që u mbajt në Meksikë, derisa nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës, Kosova mori 141 vota pro duke hyrë përfundimisht në shtëpinë më të madhe të futbollit botërorë me drejta të barabarta.

Në përqindje Kosova ka marrë 86 për qind të votave pra 141 vota pro dhe kundër ku ishin 14 për qind.

Tetë vite më parë në Meksikë ishte legjenda Fadil Vokrri në atë kohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës së bashku me Flamur Bunjakun, ish-anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More