Tetë vjet nga vërshimet në Hasanbeg të Shkupit

nga D V

Shkup, 6 gusht – Para tetë vjetësh, më 6 gusht 2016, ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc në Shkup

Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.

Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More