Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët lavdërojnë Bilall Kasamin

nga Redaksia

Tetovë, 13 korrik – Ditë për ditë në Tetovë po punohet. Rrugë të asfaltuara, ndërtim kanalizimesh, zgjidhje të shumë problemeve, prishje të ndërtimeve ilegale e bën Bilall Kasamin, kryetarin e Komunës së Tetovës njeriun më të dashur në këtë qytet, shkruajnë portalet lokale, duke cituar komentet e banorëve në profilin e kreut të kësaj komunе.

Më tej thuhet se Kasami po thyen çdo rekord shikueshmërie në rrjetet sociale me plasimin e videove të punëve të tija.

“Bilall Kasami, po merr përkrahje dhe po lavdërohet nga çdo banorë, i ri e i moshuar, grua e burrë, shqiptarë e maqedonas sepse zhvillimin që po e bën ai për Tetovën nuk do koment. Shumë qytetarë e cilësojnë atë si mbret, si një njeri të ndryshimit, si një yll që po shëndrrit në Tetovë dhe rrethinë. Kasami po mirëpritet gjithandej, me buzëqeshje dhe me përplot lavde duke e uruar atë që nesër të jetë kryeministër ose president”, thuhet në komentet e portaleve.   

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More