Tetova me reduktime të ujit të pijshëm, drejtori Zeqiri: Problemi tek ujësjellësi i Leshnicës, s’është realizuar siç duhet

nga Xh M

Tetovë, 11 tetor – Tetova këtë periudhë po përballet me reduktime të ujit të pijshëm nga ora 1 e natës deri në orën 4 të mëngjesit, si pasojë e mosfunksionit siç duhet të ujësjellësit të Leshnicës.

Nga komuna thonë se problemi qëndron tek të reshurat e shiut që nxjerrin jashtë funksionit ujësjellësin dhe i duhet disa ditë që të pastrohet.

Nga ndërmarrja publike “Sharri” thonë se problemi mund të zgjidhet, por kërkon një kohë më të gjatë.

Zgjidhjen afatgjatë zotohen se do ta fillojnë në pranverë.

Ujësjellësi Leshnicës u ndërtua për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa ky rrjet i ujësjellësit shpesh ka defekte, si plasaritje të gypave ose ndotje të burimit.

E me problematikën e njejtë përballen dhe rrugët 146 dhe 188, e për këtë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Sharri”, Valon Zeqiri shton se ekipet janë duke punuar për të sanuar këto problematika dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

Ekipet e NPK “Sharri” Tetovë, edhe ditën e sotme ka vazhduar punën intensive në terren tek linja që lidh lagjen Bregu i Diellit, 146 dhe 188. Punë e përditshme për ndërmarrjen tonë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve, shkruan kështu drejtori Zeqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More