Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tetova siguron shoferët e autobusëve urban, Arifi: Autobusët do të jenë në funksion shumë shpejtë

Komuna e Tetovës më në fund ka siguruar shoferët e autobusëve në Tetovë. Sipas Arifit shoferët janë siguruar dhe shumë shpejt pritet që autobusët të fillojnë me punë. Por kryetarja nuk dha ndonjë afat të caktuar se kur është kjo “shumë shpejt”.

“Kemi siguruar angazhimin e stafit të shoferëve, procesimin e sigurimit të autobusëve dhe jemi shumë afër të procesit të fillimit dhe futjes në funksion.”, deklaroi Arifi.

Përpara një muaji, Teuta Arifi në emisionin Click Plus në Televizionin 21 tha se Komuna e Tetovës është duke kërkuar edhe shoferë pas çka pati edhe reagime të shumta nga qytetarët.

Teuta Arifi: “në pritje të vozitësve në pritje të disa proceseve
Gazetari: Që sa janë autobusët atje zonja kryetare?
A ka një muaj që janë autobusët aty edhe thoni se për një muaj nuk keni mundur të gjeni gjashtë shoferë ta themi ashtu?
Teuta Arifi: “Për një muaj kemi autobusët kemi ndërmarrjen për transport publik që e kemi krijuar edhe flasim për gjëra që qyteti s’i ka pasur përpara dhe po i bën tani.”

Autobusët, Tetovës i kanë kushtuar rreth 1.2 milion euro, shumë kjo që komuna e ka marrë si kredi nga Banka Botërore në një afat prej 13 vitesh. Ndërsa transportin publik kryetarja Teuta Arifi e ka premtuar nga viti 2013 kur edhe e mori mandatin e parë.

Postime të ngjashme

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

D V

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

D V

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...