Agjencia Zhurnal.mk

Tetovarët më të pakujdesshmit në trafik, rritet dukshëm numri i gjobave

Tetovë, 12 janar – Zhurnal.mk – Vetura të paregjistruara e me frena të prishur, vozitës pa leje vozitjeje dhe parkime vend e pa vend edhe përkundër gjobave të mëdha.

Këto janë shkeljet që bëhen nëpër rrugët e Tetovës të cilat dita ditës, shënojnë rritje, duke shtuar kështu aksidentet por edhe numrin e viktimave në komunikacion. Vetëm gjatë muajit të shkuar nga rrugët e Tetovës, nga trafiku janë larguar 219 vozitës ndërsa janë konstatuar 1689 shkelje.

“Numri më i madh i aksidenteve në vitin e shkuar ka qenë shpejtësia e papërshtatshme me kushtet në rrugë, një ndër shkaqet e aksidenteve është edhe ndikimi i automjeteve në ndikim të alkoolit. Neglizhenca e secilit vozitës në trafik, mos pasja e kujdesit për sigurinë personale në pikë të parë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sjell deri tek rritja e numrit të aksidenteve dhe shkeljeve në trafik”-tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Për shtimin e aksidenteve, ekspertët e komunikacionit fajin e hedhin tek vozitësit e rinj dhe infrastruktura. Raman Aliti kërkon gjithashtu që edhe policët të jenë më vigjilentë.

“Vetëdija e popullit dhe sidomos rinia në aspektin unë kam lejen dhe bëj ç`mos, kjo është një dobësi. Këtë fillimisht duhet ta kenë parasysh prindërit që ua japin veturat fëmijëve pa leje. Por më së shumti është infrastruktura e rrugëve që e bën këtë rrëmujë apo amulli në komunikacion, sidomos tek rrugët e mëdha, bulevardet. Numri i policëve është i mjaftueshëm por jo edhe aq, por, duhet të jenë më agjil më sy çel që ta bëjnë punën e tyre dhe shkeljet duhet të trajtohen njëjtë për të gjithë”-pohoi Raman Aliti, Ekspert i Komunikacionit.

Nga Komuna e Tetovës paralajmërojnë so disa rrugë do t’i bëjnë njëdrejtimësh.

“Sektori për komunikacion në bashkëpunim me SPB-në e Tetovës, së shpejti do të fillojnë me njëkahëzimin e disa rrugëve në Tetovë tek të cilat më së shpeshti ndodhin ngatërresat dhe bllokimet në komunikacion”-thonë nga Komuna e Tetovës.

Shkeljet e konstatuara në trafik, gjatë muajit të kaluar, janë rrumbullakuar me 305 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 156 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, si dhe 1136 vërejtje me shkrim. Gjatë dhjetorit gjithashtu, përkohësisht janë konfiskuar 117 patentë shoferi dhe 62 leje qarkullimi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...