Tetovari mashtrohet për 22 mijë euro

nga D. V.

Më datë 14.04.2025 në orën 15:00 në SPB Tetovë, një 50-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga R.A. (62) nga Tetova për shumën prej 22.000 euro. Sipas kallëzimit, ai ka blerë një pjesë të një objekti afarist me sipërfaqe 14 metra katrorë nga personi me marrëveshje shitblerjeje për shumën e deklaruar dhe pasi e ka paguar në dy raste me deklarata të nënshkruara personalisht me avokatin, R.A. nuk pranoi të hiqte dorë nga pjesa e tij e lokalit. Siç raportohet, ai u përpoq disa herë për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemin, por R.A. as nuk lejon që objekti të ndahet në pjesë reale dhe as nuk don që ti kthejë paratë e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More