Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Tetovë, Kumanovë e Kavadar ngulfaten nga ajri i ndotur, ministri Nuredini asnjë reagim?

Zhurnal Ads

Shkup, 28 nëntor – Tetova, Kumanova, Kavadari, por edhe Shkupi disa ditë me radhë janë me ngjyrë vjollcë. Kjo do të thotë se ka përqendrim të lartë të një substance ndotëse. Prania e grimcave PM 10 gjithashtu është e lartë. Prandaj, Qeveria solli vendim që të hyjnë në fuqi disa masa në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar, por jo edhe në Shkup, edhe pse situata është alarmante edhe në kryeqytet.

Nga Qeveria thonë se sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror Automatik të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit, pragu i alarmit për grimcat PM10 mbi 175mg/m3 është tejkaluar në dy ditët e fundit në këto qytete, prandaj masat do të vlejnë vetëm për to.

Ndërkohë që ka disa javë që ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini nuk bën asnjë reagim për ndërmarjen e masave edhe pse si dikaster është përgjegjës pikërisht për mjedisin në vend, megjithatë masat e rekomanduara nuk do të sjellin aspak efekt …

Detyrat e MMJPH dhe MSH

-Rekomandojnë të gjithë punëdhënësit që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose sulmi në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandimin e mjekut të familjes.

Të riorganizohet orari i punës dhe personat që punojnë në ambient të hapur të punojnë nga ora 11.00 deri në orën 17.00.

-Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambient ​​të hapur.

-Të sigurohen kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të Urgjencës Mjekësore, vizitës në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

Qeveria njëkohësisht duhet t’i detyrojë të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, ta reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të kufizohen punimet ndërtimore. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të sigurojë strehimore për të pastrehët dhe t’u japin mbështetje të moshuarve përmes vizitave të organizuara. Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, sipas vendimeve të Qeverisë duhet:

Detyrat e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor

Të fillojë me kryerje të kontrollit dhe matjes së emetimeve të ndotësve të të gjitha fabrikave.

Detyrat e MMJPH

Rekomandim për kompanitë dhe fabrikat të cilat posedojnë A-PIKN (Parandalim i integruar dhe Kontrolli i Ndotjes) leje ta reduktojnë kapacitetin e prodhimit për 50%, me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë nxehtësi ose energji elektrike.

Këto masa do të jenë në fuqi në këto qytete derisa situata me ajrin nuk përmirësohet. Në qoftë se pragu me grimcat PM10 e tejkalon kufirin, atëherë pritet që masa të rrepta të sillen edhe për qytetet e tjera në vend.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Editorial: Shteti mos të mbetet i shurdhër me hajdutët e parave të BE-së

R ZH

Nafta dhe benzina me çmime më të shtrenjta

Z H

Nuhiu: Për herë të parë në krye të Prokurorisë Themelore të Tetovës vjen një shqiptar

admin

Editorial / Sela e Ahmeti rrahin gjoks për gjuhën shqipe, po a përdoret siç duhet !?

R ZH

Gjendja me pandeminë po përkeqësohet, rrezik më i madh pasi nxënësit të fillojnë me shkollim

Z H

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...