Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tetovë, në repartin infektiv nuk ka shtretër të lirë

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Reparti infektiv në Tetovë është mbushur deri në shtratin e fundit me të prekurit nga koronavirusi. Mjekët kërkojnë hapjen e një reparti shtesë si dhe sigurimin e personelit shtesë. Përkundër vendosjes së spitalit modular në Tetovë i njëjti ende nuk është lëshuar për përdorim.

Koordinatori i kovid qendrës në Tetovë Gzim Nuredini tha për Alsat se akoma nuk është informuar nga Ministria e Shëndetësisë se kur do të fillojë me punë spitali modular. Ai thotë se ky spital tani është i nevojshëm për qytetin e Tetovës.

“Edhe përkundër faktit se ende nuk janë vaksinuar vetë stafi mjekësor i shtëpisë së shëndetit në Tetovë, nga dita e nesërme, këtu në këto hapësira do të fillojë vaksinimi i të moshuarve me vaksinën kundër virusit korona”

Nga nesër fillon vaksinimi. Të njëjtin do e bëj personeli i shtëpisë së shëndetit pra vaksinimi shkollor dhe parashkollorë. Do punohet në dy ndërrime i pari dhe i dyti. Do të vaksinohen pleqtë e moshës mbi 77 vjeç, me termin nga mjeku amë. Prej Ministrisë kemi pranuar 800 doza vaksinash”, tha Drita Ziberi, motër kryesore e Shtëpisë së Shëndetit.

Përkundër kësaj situate, shtohet numri i personave që nuk respektojnë masat.

Gjatë 24 orëve të shkuara, janë shqiptuar 131 masa ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët kanë kundërshtuar të mbajnë maska në fytyrë. Gjatë kësaj javë në SPB Tetovë, janë shqiptuar 470 gjoba për personat që nuk mbajnë maska”, theksoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Tetovë dhe pesë komunat për rreth, janë regjistruar mbi 6100 raste të të prekurve nga koronavirusi.

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...