Maqedoni

Tetovë: Nëntë transportues të rinj furgonësh zbulohen pa licencë

Zhurnal Ads

Tetovë, 30 shtator – Zhurnal.mk – Policia e Tetovës ka zbuluar edhe nëntë transportues të rinj furgonësh të cilët kanë kryer transport publik pa licencë përkatëse. Me aksionin prej 25 shtatorit ku u zbuluan shtatë transportues të këtillë, tani gjithsej janë përfshirë me sanksione 16 furgonë.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka vazhduar me kontrolle të përforcuara për zbulim dhe sanksionim ligjor të automjeteve, gjegjësisht shoferëve të cilët kryejnë transport publik pa licencat e nevojshme, ndërsa bartësit e të cilëve janë Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Departamentin për Krim Ekonomik. Janë zbatuar kontrolle dje nga ora 9 deri në orën 13 në rrugët rajonale Tetovë-Volkovi dhe Tetovë-Pirok. Pas ndriçimit dhe dokumentimit, pronarëve të automjeteve do t’u përgatiten parashtresa dhe kundërvajtje”, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në këtë aksion janë zbuluar dhe sanksionuar 17 persona të cilët nuk kanë përdorë maska.

Postime të ngjashme

Ambasadorët e propozuar do t’i prezantojnë platformat para Komisionit për çështje të jashtme

XH,I

Jane Milanov zgjidhet ushtrues detyre kryetar komune në Shtip

T E

Asnjë deputet apo anëtar i shërbimeve parlamentare nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me Petrovskën

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...