Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Tetovë, numri i të hospitalizuarve në rënie! Nuredini: Respektimi i masave jep rezultate

Tetovë, 7 janar – Numri i personave të hospitalizuar me Covid – 19 në spitalin Klinik të Tetovës është duke u ulur për rreth 30%. Sipas Gëzim Nuredinit, koordinator i qendrës Covid – Tetovë, kjo tregon se inteziteti I virusit është duke rënë dukshëm dhe se masat mbrojtëse që janë duke u respektuar. Nuredini thotë se për momentin janë vetëm 20 pacientë të hospitalizuar.

 “Fatmirësishtë këtë javë kemi ulje drastike të numrit të hospitalizar dhe pacientëve të cilët  kanë nevojë për kontroll apo konsultime në ambulanten e qendrës për Covid. Për momentin kemi 20 pacientë të hospitalizuar  që do të thotë 20 deri 30 % është numri i ulur i pacientëve  ndërsa sa i përket ambulantes Covid  numri është 20  deri në 30 që para disa javëve ishte 70  apo 80, por edhe më tepër”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

Sipas Nuredinit nëse  qytetarët kanë respektuar masat me ardhjen e mërgimtarëve dhe  festive të fundvitit numri i pacientëve të  të hospitalizuar do të  bjerë akoma.

 “Me këtë gjendje që jemi tani tregon se qytetarët i kanë respektuar masat  dhe mendoni mos kishim respektuar masat se në çfarë gjendje do të ishim. Kjo tregon për vetëdije të qytetarëve të lartë  dhe jo ne se tani kemi triumfuar, por duhet të vazhdojmë me këto masa.  Tani presim mos kemi rritje pasi që këto ditë patëm edhe vizitat e familjarëve që janë në perëndim,  por shpresoj se ne përsëri do ja dalim me virusin”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

Postime të ngjashme

Zaev opozitës, ejani në Qeveri / Ahmeti, opozita ka vendin e vet

R Zh

ASH-AAA: Qeveria e paaftë për të siguruar vaksina kundër Covid-19

R Zh

Xhambaski: Beogradi punon kundër kohezionit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

T E

Bexheti: Projekti i Poliklinikës është shumë i rëndësishme për nevojat e komunës së Sarajit

T E

Zaev me ofertë opozitës: Ejani në Qeveri por pa Mickoskin

T E

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...