Agjencia Zhurnal.mk

Tetovë/ Polici kapet duke vizatuar grafite për VMRO-DPMNE-në

Tetovë, 28 qershor – Zhurnal.mk – Mbrëmë pas mesnate në Tetovë është kapur një polic duke vizatuar gravite me përmbajtje të partisë maqedonase VMRO-DPMNE në vende publike, transmeton Zhurnal.

Kur patrulla policore ka kontrolluar nëpër qytet, e kanë kapur nëpunësin policorë. Ai në atë moment vetëm se kishte vizatuar flamurin “Vergina” dhe mbi shkrimin VMRO-DPMNE.

Polici ka vizatuar grafitin së bashku me pesë persona të tjerë.

Kur policia i ka pyetur nëse kanë leje për vizatim, ata janë kthyer: “Do të pyetni në selinë e partisë”.

Policia u ka kërkuar vetëm letërnjoftimet, ndërsa polici vet është legjitimuar duke u prezantuar si kolegë i tyre.

Polici thuhet se është pjesë e policisë kufitare. Ngelet të shihet nëse MPB do të ngritë procedurë disiplinore kundër tij dhe shokëve të tij.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...