Tetovë, 4 dhjetor – Këshilli organizativ kudër shtrenjtimit të rrymës elektrike ka organizuar protestën e radhës kundër EVN-së në Tetovë. Ata në shenjë revolte ia dorëzuan një trofe kompanisë EVN, siç u tha, për ta shpërblyer për zhvatjen që i bën qytetarit ndër vite.
“Qëllimi i tubimit është shpalosja e krimit, zhvatjes dhe manipulimi që e bën EVN-ja kryesisht dhe një hise e fajit janë edhe ELEMI e MEPSO. Këta funksionojnë me rregullat e veta, nuk u bëjnë përshtypje, as nuk i bëjnë hesap ligjet dhe kushtetutën e vendit.”,- tha Krenar Osmani.
Organizatorët thanë se nuk do të ndalojnë këtu deri në realizimin e kërkesave të tyre.