Agjencia Zhurnal.mk

Tetovë, sulmohen policët nga një person nga Dobroshta

Tetovë, 17 maj- Një banor i fshatit Dobroshtë të Tetovës ka tentuar që ta godasë me veturë pasi që policët i kanë dhënë urdhër që të ndaloj për kontroll, njofton SPB Tetovë, tranmseton Zhurnal.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00, në rrugën për në fshatin Dobroshtë, policia rrugore ka dhënë urdhër që të ndalohet vetura xhip “UAZ” me targa të Tetovës, drejtuar nga A.A. (61) nga Dobroshta e Tetovës. A.A. nuk është ndalur por ai ka shtuar shpejtësinë dhe është drejtuar drejt policisë, të cilët menjëherë ishin larguar për të shmangur përplasjes. Policët pas pak kanë gjuajtur me armë në ajër”, njofton zëdhënësi pranë SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

A.A. ka vazhduar rrugën. Pas disa kërkimeve të policisë është gjetur vetura e cila ka qenë e ngarkuar me dru së bashku me një sharrë motorike. A.A. është gjetur nga policia dhe i njejti ështe ndalur për paraburim pranë SPB Tetovë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...