Tetovë, tentim për dëmtimin e rrjetit të oksigjenit në spital

Tetovë, 23 gusht – 120 pacientët me kovid të shtrirë në spitalin e Tetovës, mëngjesin e sotëm, kanë rrezikuar të mbeten pa oksigjen, si pasojë e tentimit për prerje të gypit që furnizon spitalin me oksigjen nga një person i panjohur. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur personi deri më tani i panjohur, me mjet të fortë, ka shkëputur dy gypa të sistemit të oksigjenit, ndërsa për fat të mirë, nuk ka arritur që ta pres edhe gypin e tretë, i cili ka furnizuar disa reparte të të shtrirëve me korona të cilën kanë qenë të kyçur në oksigjen.

 

“Person apo persona të paidentifikuar kanë dëmtuar gypin jo kryesor të furnizimit me oksigjen të spitalit, por për fat të mirë nuk e kanë dëmtuar atë kryesorin që furnizon me oksigjen 120 të shtrirët në spital….Nëse do ishte prerë ai gyp qendror, në një kohë të shkurtër minutash do duhej të bëjmë transport të pacientëve në Shkup apo vende të tjera ku kemi pak oksigjen. Do ishte vërtetë një katastrofë e madhe. Edhe pse gypat janë në vend të sigurt, por ja ata që e kanë bë këtë vepër penale kanë depërtuar në këtë hapësirë”, tha Gëzim Nuredini, Përgjegjës i kovid qendrës në spitalin e Tetovës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Sektori i punëve të brendshme të cilët thonë se, janë vënë në kërkim të kryerësve dhe zbardhjes së rastit.

Menjëherë pas paraqitjes, ekip i SPB Tetovë dhe në koordinim me prokurorin publik, dëmet janë foto dokumentuar dhe përpunuar në aspektin e krim-teknikës. SPB Tetovë po merr masa për zbardhjen e rastit dhe dokumentimin e tij”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe, dy gypat e dëmtuar, kanë qenë të dedikuar për sallat e klinikës së re të urgjencës, konkretisht për sallat e operacionit të cilat ende nuk janë në funksion. Të njëjtat, gjatë mesditës së sotme janë zëvendësuar dhe gjendja është kthyer në normale.

Related posts

Taravari: BDI po digjet nga koalicioni ynë me VMRO-në! Kundërpërgjigjet BDI-ja

R Zh

Teuta Arifi pret Fetah Shaqirin: Ceremonia e varrimit të viktimave mbulohet nga komuna dhe BFI (VIDEO)

D V

Shilegovi në inspektim të aktiviteteve për rikonstruktim të bulevardit “Kërste Misirkov”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com