Tetovë/ Vdes nga covid një pacient, kishte marë 2 doza “Sinovac”

Tetovë, 27 korrik – Në Spitalin klinik në Tetovë dje ndërroi jetë një pacient 62-vjeçar I cili ishte I infektuar me Kovid-19 edhe pse paraprakisht kishte pranuar dy doza të vaksinës “Sinofarm”. I ndjeri përveç që ishte pozitiv me Kovid-19 ja pasur edhe sëmundje të tjera.

 

Udhëheqësi I Kovid-qendrës në Tetovë, dr. Gëzim Nuredini deklaroi se doza e dytë e vaksinës “Sinofarm” pacienti e kishte marrë më 6 qershor, por ka pasur edhe komorbiditet mes të cilave sëmundjen e veshkave, kardiomiopati dhe hipertension.

“Pacienti ka ndërruar jetë dje. Nuk dëshirojmë me këtë rast t’I frikësojmë personat e tjerë të cilët kanë komorbiditet dhe kjo t’u shërbejë si arsyetim për t’u mos u vaksinuar. Ky rast është pak vështirë të shpjegohet. Është e ditur se I vaksinuari mund të infektohet edhe të jetë pozitiv edhe në strisho edhe në pasqyrë klinike. Në këtë rast patëm pacient I cili kishte problem kronike me veshkat, hypertension e njëjherit ka qenë pozitiv edhe në test dhe e tërë kjo e ka bërë si pacient të vështirë. Megjithatë kjo nuk duhet të merret si rregull se çdoherë do të ndodhë dhe nuk duhet të jetë moment demotivues për pacientët e tjerë të cilët kanë nga dy apo tre sëmundje kronike. Ne presim edhe në periudhën e ardhshme të kemi pacientë pozitiv me Kovid-19 të cilët ndërkohë vaksinohen. Përveç këtij rasti, kemi edhe një paciente në moshën 37-vjeçare e cila gjithashtu ka qenë e vaksinuar. Ajo edhe pse ka edhe sëmundje endokrinologe, për shkak se është pozitive me Kovid-19, është dërguar tek ne. Sot në Spitalin klinik për mjekim janë shtatë pacientë, përveç kësaj pacienteje e cila ka pranuar dy doza, gjashtë të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar”, deklaroi dr.Nuredini.

Sipas dr. Nuredinit, tani nevojitet personat profesionistë të deklarohen dhe ta thonë mendimin e vet profesional për rastet e këtilla në mënyrë që ato të mos shfrytëzohen kundër vaksinimit të personave të cilët kanë sëmundje kronike. Tani për tani nga Kovid-qendra në Tetovë nuk kanë informatë se me cili lloj të Kovod-19 ishte infektuar pacienti I vdekur.

Related posts

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

D V

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

D V

Miratohet vendimi ligjor, TVSH-ja për rrymën e amvisërive zvogëlohet prej 18 në pesë për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com