Teuta Arifi i prezantoi pesë përbetimet e BDI-së për Tetovën

Tetovë, 11 tetor – Kryetarja e komunës së Tetovës dhe kandidate për mandat të ri Teuta Arifi në konferencën për shtyp në selinë e BDI-së i prezantoi pesë përbetimet e partisë për Tetovën.

 

Ajo potencoi se përbetimi kryesor  në punë do të jetë agjenda e blertë nënkupton menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gasifikim, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.“Për BDI-në  ky vizion për Tetovën është një proces të cilin do ta realizojmë bashkë dhe ai nënkupton projekte reale dhe të arritshme përmes të cilave do të përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve: Disa nga këto projekte të agjendës së blertë për Tetovën janë: vendosja e kontejnerëve gjysëm nëntokësor – projekti konsiderohet si hap më tej në përmirësimin e kapaciteteve të ndërmarrjes publike dhe në ofrimin e shërbimeve nga kjo ndërmarrje. Furnizimi i shkollave me invereter dhe pastrues ajri. Hapësira të reja të gjelbra në qytet. Rregullim të hapësirave përreth lumit Shkumbin. 

Transport publik të zgjeruar. Ngarkesa në trafik buron edhe nga mungesa e vendeve të parkingjeve publike. Prandaj intervenimi në sheshin  kryesor të qytetit është idomosdoshëm. Në mandatin tonë kemi synim parësor që Tetovës t’i japim një shesh publik urban dhe modern, i cili do të plotësojë nevojat e qytetarëve”, potencoi Arifi në konferencën për shtyp.Fokusi i dytë është agjenda digjitale gjegjësisht një  administratë elektronike është  çelësi për shërbim efikas publik dhe transparencë.“Me projektin “Zgjidhjet inovative të shërbimeve komunale në komunën e Tetovës” qe do të fillojë me implementim në dhjetor 2021, do të mundësohet digjitalizimi i shumicës së shërbimeve komunale, trajnimi i administratës dhe qytetarëve/bizneseve në përdorimin e këtyre shërbimeve.

Me implementimin e platformës digjitale të informacionit gjeo-informativ TIK, synimi ynë është integrimi i të gjithë proceseve manuale komunale në nivel digjital. Shërbimet e inspektimit do ta përshpejtojnë përgatitjen e raporteve nga inspektimi në terren; lëshimin e ekstrakteve nga planet urbanistike në formë të automatizuar; sigurimin e të dhënave për planifikimet e shtëpive; prezantimin publik të planeve urbanistike të përgatitura; përpunimin e kërkesave dhe lëshimin e certifikatave nga qytetarët e kompanitë, mbledhjen e taksave dhe shërbimet tjera komunale”, tha Arifi.Agjenda e derës së hapur është përbetimi i tretë i Teuta Arifit dhe BDI-së, që do të thotë mundësi  të jgithë qytetarët të kenë  qasje të tërësishme te kryetari i tyre i komunës.“Kryetarët e komunave janë në shërbim të qytetarëve dhe komuna ju takon qytetarëve.

Të gjithë qytetarët kanë pasur dhe do të kenë qasje të plotë tek kryetari i tyre. Qytetarët kanë pasur mundësi të takojnë kryetarin çdo të dytën javë. Kjo derë e hapur do të vazhdojë, dhe gjithsesi do të mirëpresim çdo qytetar, jo vetëm në komunë por edhe në zyrat e shërbimit publik nëpër fshatra”, tha Arifi.Përbetimi i katërt për komunën e Tetovës ,shtoi, do të thotë  zbatimi i modele moderne të pjesëmarrjes demokratike për të gjithë projektet në hapësirat publike, ku qytetarët që në fillim do të integrohen në zhvillimin e projektit, ndërsa si shembull potencohen forume të bashkësive.Komuna e Tetovës, sipas fjalëve të Arifit,  do t’i përmbahet  edhe përbetimit të pestë për  zero tolerancë nënkupton zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korrupsion, zero qen endacak, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore. 

Related posts

FRASH i “lulëzon” gropat e rrugëve të Tetovës!

D V

ASH-AAA hapin shtabin në Shuto Orizarë, “BDI-në e ka kapur tmerri, shqiptarët duan ndryshim”

D V

Kasami viziton tregun e gjelbërt në Tetovë: Zgjidhja për tollovinë me makinat, parkingu nëntokësor!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More