Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta Arifi kërkon tre javë mësim onllajn, e më pas me prani fizike në shkolla

Shkup, 26 gusht – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në rajonin e Tetovës kërkon që re javët e para të vitit të ri shkollor të jenë onlajn, e më pas nxënësit të fillojnë në shkollë. Arsyeja është për shkak të numrave të mëdhenj nga Kovid-19, ndërsa kërkesa i është dërguar Shtabit të krizës të Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse, vendim i të cilëve pritet nesër.

“Përfaqësues nga Spiatli klinik thonë se përveç që ka të sëmurë me Kovid-19 mbi 18 vjeç, gjithashtu, tashmë ka edhe pika në rajon ku ka edhe fëmijë të sëmurë. Kështu ne tashmë e kemi pikun dhe konsiderojmë se në këto tre javë fëmijët duhet të jenë jashtë nga ato lëvizje dhe të stopojmë infektime të mundshme. Pas tre javëve të kthehen me prani fizike. Kërkojmë edhe komunat e tjera të na mbështesin, numrat flasin se këtu jemi të gjithë”, deklaroi Teuta Arifi pas takimit të sotëm në shtabin komunal të krizës.

Ajo porositi se si komunë do të kërkojnë të gjithë të punësuarit në entet arsimore të vaksinohen apo të testohen në çdo tre ditë.

“Ne si shtab për Tetovë do t’i kontrollojmë nëse të punësuarit kanë së paku një dozë të vaksinës. Ata q[ nuk janë vaksinuar në shkolla do të jenë të obliguar çdo 72 orë të sjellin dëshmi për test negativ dhe të vazhdojnë me punë. Mendoj se duhet të bëjmë thirrje për vaksinim dhe npa të insistojmë. Ne si autoritete lokale ne do ta zbatojmë, për shkak të shëndetit të të gjithëve. Jemi të vetëdijshëm se dikush për shkaqe shëlndetësore nuk mund të marrë vaksinë, por kjo mund të argumentohet para shkollës. Siç po bëhet testim për t’i shetitur ashtu edhe për shkollë të bëhet”, deklaroi Arifi.

Sipas Teuta Arifit në rajonin e Tetovës vendosja e karantinës nuk është opsion por vaksinimi masiv si mënyrë për tejkalimin e pandemisë.

Related posts

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Redaksia

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore siguroi stabilitetin e denarit, lëvizjet inflacioniste dhe sektorin bankar

Xh M

Moti sot

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky