Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta Arifi nga Shipkovica: Mandatin e dua prej qytetarëve, për një jetë më të mirë

Shkup, 6 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimin e mbrëmshëm në Shipkovicë ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, listën e kandidatëve për këshilltarë si dhe programin e punës për mandatin e ri katëvjeçar.

Banorëve të Shipkovicës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe kandidatja për kryetar komune, Teuta Arifi.

“Të jesh këtu në këtë takim të sotëm nuk mund të flasish nga emocionet, nuk mund që të kthehesh në një kohë kur mbase shumë njerëz nuk kanë mund të mendojnë se mund të bëhen realitet, kanë qenë kohëra të luftrave i ndjekur nga banorët e këtij vendi, ka qenë ai ideal i ndryshimit për të cilin kemi menduar dhe besuar të gjithë. Ne me kryetarin këtu në fillimet e idesë për themelimin e BDI nuk është se nuk e kemi biseduar edhe atë se duhet të jetë një grua nënkryetare dhe kandidate për deputet, më duhet të ju them se ka qenë një ide jashtëzakonisht revolucionare”, ka theksuar kështu para banorëve të Shipkovicës, kandidatja për kryetare e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi.

Për 8 vite me rradhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjm më të mirën për ju, tha mes tjerave znj. Arifi.

“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë bashkë, jemi në një prespektivë tjetër dhe sot flasim në një sallë sporti që flet për angazhimin e rritjes së standardeve. Tetova është qytet i dijes. Ky vend, është i dashamirësisë së dijes dhe ndryshimit që është shekullore dhe ndryshimit që kemi ecur bashkërisht. Kemi bë dhe një ndryshim tjetër, çerdhen e parë ditore e kemi hapur pikërisht në këtë vendbanim, qëllimi ka qenë që fëmijët të kenë edukimin e nevojshëm. Për 8 vite me rradhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjm më të mirën për ju. Ju ftoj që ndryshimin ta bëjmë më 17, për të treguar se ne jemi ata të cilët forcën e kemi dhe ndryshimin e bëjmë vet. Mandatin e dua prej juve e jo prej pazareve, për një jetë më të mirë”, ka deklaruar më tej Arifi.

Related posts

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

I.A

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy