Teuta Arifi: Presim listën me emrat e viktimave nga tragjedia në Tetovë

Tetovë, 9 shtator – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në ardhjen e saj në objektin e Qendrës për Shëndet Publik, ku po mbahet mbledhja me personelin mjekësore, për Televizionin Alsat, tha se ne këtë takim pret qe t’i jepet lista me emrat e viktimave dhe vendet nga janë të ndjerët.

 

Arifi apelo deri tek mediat që të mos përhapen dezinformata, por ne përgjigjet e saj ndaj pyetjeve qe i beri gazetarja jone, ishte e rezervuar. Kryetarja e Tetovës, nuk dha përgjigje se a janë sanuar demet në spitalin modular kur për ato ngriti zërin drejtori ekonomik, Artan Etemi. Arifi kërkoi që institucionet të bëjnë punën e tyre, por nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, se a e kanë bere institucionet punën e tyre atëherë kur duheshin sanuar parregullsitë, që ndoshta do të kishim qenë hap parandalues. Tha që hetimet për pistat e mundshme duhet te jenë te pavarura, ndërsa nuk konfirmoi angazhimin e ekipe ndërkombëtare hetuese. Në mbledhje marrin pjesë edhe ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe zv/kryeministri Artan Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti: Korrupsioni bashkërisht të luftohet, përgjegjësia të mos i lihet vetëm politikës

N E

Gjithçka që duhet të dini për heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor

Z H

Sot bëhet varrimi i disa prej viktimave të tragjedisë në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More