Thaçi: Dashmiri është kandidati i qëlluar për Bogovinën, PDSH kthehet fuqishëm në zonën e Tetovës!

Shkup, 10 tetor –  Kryetarii PDSH-së, Menduh Thaçi, është shprehur shumë krenar në Bogovinë me kipin që ka PDSH në këtë komunë. “Sonte përfundimisht u vërtetua se kandidatët e PDSH0së, janë kandidatët më të zotë.

 

Dhe duke filluar nga kandidati juaj, Dashmiri, besoj se fitorja do të jetë e jona”, deklaroi Thaçi duke shprehur bindjen për fitore të kandidatit Dashmir Idrizi në Bogovinë. Thaçi vlerësoi se tani është një momet i rëndësishëm, “që ne bashkarisht t’i japim një hov përpara kualitetit kombëtar”, transmeton Zhurnal.

“Dashmiri, kandidati ynë, ka lënë një përshypje jashtëzkonisht pozitive me paraqitjet e tij publike, me debatet nëpër emisione, kudo që jetojnë shqiptarët. Besoni se këso komplimente i kam dëgjuar edhe në Kumanovë, edhenë Prishtinë edhe në Tiranë, nga njerëz të cilët meren me këtë punë, më kanë thënë se ky ëhstë kandidati i qëlluar”, theksoi Thaçi. Ai u shpreh i bindur se PDSH do të kthehet fuqishëm në zonën e Tetovës.

“Ne besojmë në këtë angazhim dhe vlerësojmë se sytë popullit tonë, prej Likove e deri ën Prespë janë drejtuar kah Tetova. Këtë herë do të mbushen me gëzim, PDSH-ja do të rikthehet fuqishëm në zonën e Tetovës”, tha Thaçi.

Related posts

OEMVP-ja me takimin e sotëm me liderët e ASH-së dhe Alternativës i fillon takimet tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Sadi Bexheti merr mbështetje të fuqishme nga tetovarët

Redaksia

Iniciativa e Federatës botërore të bursave “Të alarmojmë për edukim financiar”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More