Agjencia Zhurnal.mk

Thaci: Do t’i kompensoj dëmet nga Pandemia

Shkup, 28 qershor – Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar tubimet elektorale për të promovuar programin e saj zgjedhor. Kreu i PDSH-së Menduh Thaci thotë se nuk e ka lënë anash aspektin politik, por se në këtë kohë dëmet e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 duhet të sanohen sa më parë.

30 ditët e para do të luftoj me këtë pandemi që njerëzit  të jenë të mbrojtur duke krijuar instrumente që do t’i ndalin në ndihmë shëndetit tonë. Dëmet e shkaktuara nga pandemia do t’ju kompenzohen – ka deklaruar kreu i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë një takimi me banorë të disa fshatrave të Tetovës.

Këto komente kreu i PDSH-së Menduh Thaci I bëri gjatë fushatës elektorale në fshatrat e Tetovës Urviç, Novosellë, Rakovec, Zherovjan dhe Siniçan duke mohuar se kjo parti ka harruar aspektin politik apo të drejtat etnike. Ai edhe njëherë I përsëriti synimet për demokraci konsensuale dhe parlamentin dydhomësh.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...