Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Edhe po të ketë engjuj në Qeveri, Parlamenti duhet t’i korigjojë

Shkup, 24 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, sot në emisionin “Utrinski Brifing” ka folur lidhur me situatën në Parlament dhe vendimet e Qeverisë pa Parlamentin, informon Zhurnal.

Ai shprehet se ne si shtet po jetojmë në një situatë ku askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë, dhe askush prej politikanëve nuk e ka guximin të thotë “dilni të gjithë”.

“Mendoj se ne si shtet dhe si qytetarë jetojmë në një situatë ku askush nuk e di sa do të zgjatë kjo, ndërsa më e keqja është se askush nga ne politikanët, e as nga udhëheqësit e institucioneve të themi – ajde të dalim të gjithë, sepse askush nuk është në situatë të ndërmarë këtë përgjegjësi. Kur keni situatë të tillë nuk mund të lejoni Qeveria të sjellë vendime pa Parlamentin. Më së shumti një muaj mundet, por më pas patjetër të mblidhet Parlamenti. Çfarë nëse sillen disa vendime ligjore më të vështira? Neve na duhet Parlament. Në fund të fundit, jemi vend demokratik parlamentar dhe përmirësues të Qeverisë, madje edhe engjuj të ketë në Qeveri. Por, ne nuk jemi engjuj, ne jemi njerëz”, është shprehur Thaçi.

Lidhur me mos vendosjen e BDI-së se si do të veprojë lidhur me mbledhjen e Kuvendit, Thaçi thotë se ata janë të frikësuar për humbjen e pushtetit.

“Habitem pse BDI është kundër mbledhjes së Kuvendit. Mendoj se atyre u konvenojnë zgjedhje të shpejta dhe frikësohen nga humbja e pushtetit. Me të vërtetë nuk kanë argument më të fortë pse mos të thiret Parlamenti”, shprehet Thaçi.

Lidhur me datën e zgjedhjeve, ai shprehet se zgjedhjet nuk ka shansa të mbahen edhe po të mbarojë pandemia.

“Konsideroj se nuk do të ketë zgjedhje. Pse? Kush është ai ekspert, nga mjekët, nga profesionistët i cili do të mund të marë përgjegjësi dhe të thotë pasi të përfundojë situata e jashtëzakonshme, ne lirshëm pas 22 ditëve të shkojmë në zgjedhje? Për këtë duhet të funksionojë Parlamenti. Duhet të dakordohemi të vendosim që këto afate t’i prolongojmë dhe të jemi transparent. Duhet të jemi të kujdesshëm. Asgjë ska përfunduar. Unë ende mendoj se jemi në fillim të pandemisë”, ka deklaruar Thaçi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...