Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Intervenimi i NATO-s më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 24 marsin e 1999 që shënon edhe fillimin e fushatës së bombardimeve të Aleancës Veriatlantike për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Thaçi ka thënë se ky ishte intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që për dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...