Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Thaçi: Kosova ka shënuar progres në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka shënuar progress në luftimin e dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore, njofton Insajderi.

I pari i shtetit u shpreh kështu në ceremoninë solemne të sotme të mbajtur nga Ministria e Punëve të Brenshme, me rastin e Dutës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Kosova si shtet i ri ka arritur të krijojë infrastrukturë ligjore që ndihmon në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe rehabilitimin e viktimave. Duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar mirëqenie për qytetarët tanë, që të mos ketë mundësi për zhvillimin e kësaj dukurie negative dhe të rrezikshme për shoqërinë”, tha Thaçi.

Ai shtoi se duhet bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian për të parandaluar që Kosova të shfrytëzohet si rrugë për trafikantët.

“Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët dhe Bashkimin Evropian për parandalimin e shfrytëzimit të Kosovës si rrugë për trafikantët. Kosova ka bërë progres në të gjitha këto fusha, është bërë rishikimi i Kodit Penal, gjyqësori ka ulur numrin e rasteve të mbetura, por edhe gjykata supreme ka miratuar udhëzimet e reja për dënime”, tha Thaçi.

Postime të ngjashme

Osmani pas takimit me Lajçakun: Nuk diskutojmë për kufijtë, në dialogun me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

S.B.

46 pacientë me coronavirus në Spitalin e Pejës, 36 në oksigjeno-terapi

S.B.

8,026 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

Lugina e Preshevës, 29 vjet qëkur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

S.B.

Osmani pret Lajçakun

S.B.

Protestojnë banorët e disa fshatrave të Prishtinës, kërkojnë transport publik

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...