Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Kurti do ta formojë Qeverinë shumë shpejt, do të bashkëpunojmë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Albin Kurti ta krijojë “shumë shpejt” qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër.

Të hënën, Thaçi i ka dhënë Kurtit – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 – pesëmbëdhjetë ditë për të krijuar qeverinë e re.

Bisedimet për formim të një koalicioni po zgjasin që disa muaj, teksa dy partitë e para, që kishin qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar, po shtyhen për postet kryesore dhe për të drejtën për ta propozuar kandidatin për president të vendit, vitin e ardhshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...