Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Thaçi: Marrëveshja Kosovë- Serbi u vonua 2-3 vite, me nënshkrimin e saj ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka drejtuar gishtin tek ata që akuzuan se një marrëveshje e fshehtë Kosovë- Serbi ishte planifikuar për ndarje territoresh dhe cënim të sovranitetit.

Thaçi thotë se të gjitha flluskat e gënjeshtrave ranë me nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, duke konfirmuar se nuk kishte thika pas shpine.
Më tej ai thekson se Kosova po paguan shtrenjt vonesat pasi marrëveshja me Serbinë duhej nënshkruar 2-3 vite më parë dhe s’duhet të lejohet më që mentaliteti tribal të ndikojë në marrëveshjet që nënshkruhen.

”Gjatë këtij procesi, të vështirë, hasëm në akuza e konspiracione. Me formalizimin e marrëveshjes, këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme e paragjykuese. Ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit, kërkojini falje Kosovës. Ku shkuan gjithë ato gënjeshtra.
SHBA duhet të ketë rol udhëheqës. Të gjithë e kemi kërkuar. Ndodhi. Kërkuam marrëveshje në Uashington. Ndodhi. S’duhet të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shtrenjtë. Marrëveshja u vonua për 2-3 vite. ”- tha Presidenti i Kosoves.

Postime të ngjashme

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

Arben Vita thërret konferencë “urgjente”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...