Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi me draft-rezolutë për shqiptarët e Luginës, i do në tavolinën e bisedimeve me Serbinë

Prishtinë, 2 korrik – Zhurnal.mk – Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe përfaqësuesi i tyre të jetë pjesë e delegacionit të bisedimeve.

Thaçi ka publikuar draft-rezolutën që ia ka dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës, ku kërkohet të mbështetet kjo kërkesë e shqiptarëve të Luginës.

“U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre” ka shkruar Thaçi.

Në këtë rezolutë përmendet respektimi i vullnetit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i shprehur në referendumin e vitit 1992.

Gjithashtu thuhet se e drejta e tyre për vetëpërcaktim është kërkesë legjitime dhe se kërkesat e qytetarëve të Luginës së Preshevës, i ndihmojnë stabilitetit dhe marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Thaçi ka kërkuar që Kosova të mbështesë kërkesat e tyre pa asnjë dallim politik apo tjetër, ngritjen e çështjes së Preshevës nëpër forumet ndërkombëtare dhe bashkëpunim Kosove-Shqipëri për hartimin e platformës se përbashkët per shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...