Thaçi: Me fuqizimin e PDSH-së do rritet buxheti tek shqiptarët

Shkup, 6 tetor –  PDSH prezantoi mbrëmë para banorëve të Dobërdollit, programin zgjedhor për Vrapçishtit, që përfshin infrastrukturën, arsimin, politikën sociale, rininë e kulturën.

“Kemi vizion dhe projekte konkrete afatgjata. Do të përkujdesemi për përmirësimin e infrastrukturës rrugor, përmirësimin e mirëqenies sociale, përmirësimin e arsimit në shkolla me kuadro profesionale të përgatitura mirë. Në të gjitha vendbanimet ku mungojnë kanalizimi i rrjetit të ujësjellësit, do mundohemi t’i zgjidhim këto probleme”, deklaroi Irfan Sherifi, kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit –PDSH.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi votën që për siç ai tha, komunat të marrin paratë e merituara nga buxheti i shtetit.

“Buxheti i komunave ku jetojnë shqiptarë është shumë i vogël, për të pasur propozime të projekteve të mëdha kapitale. Për t’u rritur ky buxheti, duhet t’i jepni PDSH-së fuqi politike, që të mund të orientojmë për komunat pjesën e buxhetit të shtetit”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

PDSH kërkon mbështetje për kandidatët e saj në çdo komunë ku garojnë. Thanë se nëse marrin mbështetjen e qytetarëve, do të tregojnë se kandidatët e tyre janë të aftë të menaxhojnë buxhetin komunal për projekte në të mirë të qytetarëve.

Related posts

Fatmir Ejupi: Më 17 tetor korrim fitore në Studeniçan

D V

Afrim Gashi nga Saraji: Populli nuk mashtrohet më me gënjeshtra si “kryeministri shqiptar”

D V

Pse Danella Arsovska keqpërdorë resurse zyrtare të Lidhjes së Dhomave Tregtare?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More