Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Me PDSH-në në qeveri do të aplikohet demokracia konsensuale

Tetovë, 30 qershor – Zhurnal.mk – Menduh Thaçi në Miletinë (Komuna e Bërvenicës).

“Me PDSH-në në qeveri do të aplikohet demokracia konsensuale e unë si zëvendëskryeministër me të drejtë të vetos do të sigurohem që buxheti të ndahet drejtë dhe proporcionalisht”.

Menduh Thaçi në Radiovcë (Komuna e Bërvenicës)

“Epidemia krijon vështirësi. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e njerëzve të prekur e kalojnë atë por e keqja është se ajo len pasoja tjera pas. Me ardhjen e PDSH-së në qeverisje dhe unë si zëvendëskryeministër do të sigurohem që buxheti i shtetit të kanalizohet drejt përforcimit të sistemit shëndetësor në vendbanimet shqiptare. Kjo do të jetë prioritet që në ditët e para.”

Menduh Thaçi në Tenovë (Komuna e Bërvenicës).

“Ne si PDSH kemi plan të detajuar ekonomik dhe politik. Kemi kuadrot për ta realizuar që t’i ngritim shqiptarët në nivelin e merituar. Nga funksionarët do të kërkoj raport dhe transparencë totale ndaj qytetarëve.”

Menduh Thaçi në nëndegën Teteks 3 – Tetovë.

“Rritja e qëndrueshme ekonomike është rëndësi parësore për PDSH-në. Ne do të rritim luftën kundër hajdutëve, bandave e kështu me radhë. Askush nuk do t’i pengojë firmat të operojnë dhe zhvillohen. Kjo do të tërheqë kapitalin e huaj privat.”

Aktivitetet e PDSH-së mund të ndiqen në faqen zyrtare të Fejsbukut të partisë.

Shërbimi për Informim, PDSH

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...