Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Nën udhëheqjen e Trumpit do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Prishtinë, 22 janar – Zhurnal.mk – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell, në një restorant të Prishtinës.

Në fillimin e darkës Thaçi dhe Grenell dhanë deklarata për media ku theks të veçantë i kushtuan rritjes ekonomike të Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së paqes, njofton Klan Kosova.

Thaçi tha se paqja finale me Serbinë do të arrihet nën lidershipin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshje finale me Serbinë dhe kjo do t’i ndihmojë shumë rritjes ekonomike, progresit, paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“Gjithashtu falënderoj ambasadorin për marrëveshjen e re që kemi arritur për linjën ajrore me Serbinë. Ambasadori Grenell nën udhëheqjen e Trump e bënë atë që nuk arritën ta bëjnë të tjerët. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm”.

Grenell nesër do të takohet me krerët e partive politike kosovare, ndërsa nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandar Vuçiq.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...