Agjencia Zhurnal.mk

Thaçi: Nëse nuk arrihet sivjet marrëveshja me Serbinë futemi në një fazë të rrezikshme

Prishtinë, 24 qershor – Zhurnal.mk – Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se përmbyllja e dialogut me Serbinë me marrëveshjen ligjërisht obligative është interes nacional i Kosovës.

“Prandaj është e domosdoshme që si spektër politik të jemi unik në këtë proces. Si gjeneratë kemi arritur shumë, Kosova është e lirë dhe e pavarur – tërësia territoriale e saj është e garantuar. Si shtet duhet ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë përmes procesit të dialogut. Nuk kam dyshim se marrëveshja mund të arrihet këtë vit, por nëse nuk ndodh futemi në një fazë të rrezikshme”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Situatat dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese. Gjërat nuk po lëvizin para dhe aktualisht po vendnumërojmë. Përkundër iniciativave të fundit rezultati është zero, Samiti në Berlin dhe përpjekjet për Parisin”.

Presidenti në tryezën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nga instituti RIDEA, ka theksuar se Prishtina, Uashingtoni dhe Brukseli nuk e kanë paramenduar se dy dekada pas çlirimit, Kosova dhe Serbia nuk do të krijonin marrëdhënie normale.

“Nuk mund të pritet edhe 20 vjet të tjera. Koha nuk është aleati ynë, status-quo me Serbinë është e paqëndrueshme”.

“Më vjen shumë mirë që opsioni i korrigjimit të kufirit, demarkimi ka arritur përkrahjen më të madhe të qytetarëve dhe ka shkuar me 35%. Është për keqardhje që klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për të bërë realitet idealin e bashkimit të Luginës me Kosovën. Me tërë kapacitetin tim do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në aspiratën e shqiptarëve që jetojnë në Luginë që të bashkohen me Kosovën krejtësisht në mënyrë demokratike. Askush nga ne s’ka të drejtë ta mbajë pezull shtetin e Kosovës”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...