Shkup, 3 maj – Lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi la të nënkuptonte se është duke zhvilluar negociata me VMRO-në, ku përmes një deklarate u shpreh se dallimi i negociatave të opozitës dallon nga negociatat e tij, që siç tha, “Dallimi esencial, ndoshta ata folin në telefon, mes atyre dhe Frontit dhe mes negociatave të mija është shumë i madh”.
“Dallimi i votave i zgjedhjeve parlamentare do të jetë shumë i madh. Dallimi i deputetëve do të jetë shumë i madh. Kane tentu ata, iu është dhënë përgjigjia se ku është adresa. Kur është tentu me mu që të filtet jashtë Frontit, i kam thënë harrojeni këtë punë. Fronti nuk është problem, Ali Ahmeti dhe BDI janë problemi, edhe atë harrojeni. Le të dalin të më demantojnë, nuk e kam problem, le ta shtyjnë ata VMRO-në që të na demantojë neve ama një send ka. Dallimi esencial, ndoshta ata folin në telefon, mes atyre dhe Frontit dhe mes negociatave të mija është shumë i madh”, tha Thaçi